Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, vizituan sot Spitalin e Përgjithshëm në Strumicë, me rastin e përfundimit të plotë të projektit për rikonstruktimin dhe adaptimin e kësaj institucioni, me ç’rast janë përmirësuar ndjeshëm kushtet për trajtimin e pacientëve në një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore rajonale në vend.
Vlera e përgjithshme e investimit arrin në 279.3 milionë denarë, ndërsa projekti përfshiu ndërhyrje të gjera ndërtimore, infrastrukturore dhe teknike për modernizimin e kapaciteteve spitalore.
Me këtë investim, Spitali i Përgjithshëm në Strumicë fitoi kushte moderne për funksionim dhe forcoi më tej kapacitetin e tij si qendër rajonale shëndetësore për më shumë se 200.000 banorë nga Strumica, Radovishi, Vallandova, Bosillova, Vasileva, Novo Sella dhe komunat përreth.
Investimet në infrastrukturën spitalore mbeten një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm, i cili do të sigurojë mbrojtje shëndetësore më cilësore për të gjithë qytetarët.
“Për këtë institucion kemi siguruar edhe pajisje të reja mjekësore të teknologjisë më të avancuar – tomograf kompjuterik në vlerë prej 43.5 milionë denarësh, ndërsa gjatë periudhës së kaluar janë realizuar edhe 55 punësime të reja me qëllim forcimin e kapaciteteve kadrovike”, theksoi ministri Aliu.
Në kuadër të përkushtimit për rajonalizimin e shërbimeve shëndetësore, kjo paraqet një investim të rëndësishëm për qytetarët e rajonit të Strumicës, pasi do të mundësojë mbrojtje shëndetësore më cilësore dhe qasje më të shpejtë në shërbimet shëndetësore, të cilat do t’i marrin më afër vendbanimit të tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume