Pas tensioneve të Ilir Metës me gjyqtarin e çështjes, Erion Bani, debatet kanë vijuar përsëri në këtë seancë të radhës në themel për ish-presidentin.

Gjykata ka vendosur të gjobisë me nga 10 mijë lekë ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi dhe avokatin e ish-presidentit, Kujtim Cakrani, për thyerje të solemnitetit të gjykatës.

Gjatë seancës, avokati Redi Llanaj është shprehur: “Më harrove edhe mua”, ndërsa Cakrani ka reaguar duke thënë: “Harrove edhe ‘terroristin ukrainas’ Ilir Meta”.

Seanca ka vijuar mes tensioneve dhe debateve në sallën e gjyqit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume