Dy persona nga Miletina e Bërvenicës kanë përfunduar në pranga në orët e para të mëngjesit në Bogovinë, pasi policia u gjeti një substancë të bardhë pluhur.

Sipas MPB-së, më 18 qershor rreth orës 01:40, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Kamenjan arrestuan G.Ç. (29) dhe I.M. (28), të dy nga fshati Miletinë. Gjatë kontrollit të një veture të tipit “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, ku ndodheshin të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar substanca e dyshuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume