Policia e Gostivarit ka arrestuar një 54-vjeçar, i dyshuar për sulm fizik ndaj dy personave në një kazino në qytet.

Sipas MPB-së, më 18 qershor në orën 22:00 në rrugën “Ilindenska”, është arrestuar M.R. (54) nga Gostivari, pasi paraprakisht I.I. (60) kishte denoncuar se ai e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tij.

Gjatë incidentit, i dyshuari ka përdorur edhe një mjet metalik dhe sprej për sy. Ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume