Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisionet për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, për Financim dhe Buxhet, për Shëndetësi, për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vendet e tjera për kryerjen e punimeve ndërtimore përmes kontratave projektuese dhe për kryerjen e punëve të tjera sezonale; për përdorimin e energjisë nga burime të rinovueshme; dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjetet, të trijat në leximin e dytë.

Anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të diskutojnë për amendamentin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për Tarifën Doganore, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Revizion, me procedurë të shkurtuar, dhe për raportet financiare të Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve në vitin 2025, të revizuara nga një revizion i autorizuar.

Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi është shqyrtimi i amendamenteve për Propozim-ligjin për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme, në lexim të dytë.

Debati për amendamentet e Propozim-ligjit për procedurën civile, në lexim të dytë, është në rendin e ditës të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, së bashku me shqyrtimin e propozim-ligjeve për funksionarët e lartë drejtues në lexim të dytë dhe për përfaqësim të përshtatshëm dhe të drejtë në lexim të parë.

Në rendin e ditës të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është shqyrtuar një amendament për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, në lexim të dytë.

Komisioni Juridik-Ligjvënës duhet të shqyrtojë 11 pika të rendit të ditës nga të cilat për pesë prej tyre ka debat për amendamente

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume