Një 21-vjeçar nga fshati Zhelinë është arrestuar nga policia e Tetovës pasi tek ai janë gjetur lëndë narkotike, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 18 qershor 2026, rreth orës 23:05 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, është privuar nga liria E.S. (21) nga Zhelina. Gjatë kontrollit policor, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhur e bardhë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume