Më 20.06.2026 në ora 17:30, para parkut të Universitetit të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes M.D. (20) dhe L.A. (26), të dy nga Tetova. Gjatë përleshjes është përdorur armë e ftohtë, me çka L.A. i ka shkaktuar plagë me thikë M.D.-së, i cili është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Zyrtarët policorë, të cilët po siguronin ngjarjen, kanë ndërhyrë menjëherë, me çka në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa L.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume