Duke folur për protestën e organizuar në komunën e Gostivarit, ku disa banorë kërkonin ujë të pijshëm, madje u thyen edhe xhamat e objektit të komunës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se bëhet fjalë për defokusim të opinionit, për shkak se sic tha ai, kryetari aktual i komunës është duke realizuar 20 projekte paralelisht.
Ai tha se nuk mund të fajësojë kryetarin e partisë së BDI-së apo degës së BDI-së në Gostivar se ato janë të përfshirë në organizimin e protestave por tha ai se janë kryesisht njerëz të VLEN-it, të cilët sipas tij, i njohin shumë mirë.

“Disa bile përdorues të narkotikëve, e them publikisht që i njohim në Gostivar si njerëz… Ato foto video qarkullojnë në rrjetet sociale, ne i dimë Gostivari i di, disa prej tyre janë përdorues të drogave dhe kjo dihet publikisht”, tha Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume