Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografinë e një protestuesi i mbetur vetëm para Kryeministrit.

Ai ka vlerësuar se nuk e sheh atë si humbës të protestës, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij.

“Mirëmëngjesi i dashur protestues. Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje”, ka shkruat ai nder të tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume