Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti ka reaguar ashpër kundër përdorimit të simboleve të UÇK-së në protestat në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Mahmuti nuk u kursye ndaj Dritan Goxhajt i cili po shfaqet si koordinator i grupit të protestuesve dhe po prezantohet në media edhe si ‘luftëtar i UÇK”.

Bardhyl Mahmuti ka publikuar letrën e cila dëshmon se si Dritan Goxhaj kishte refuzuar të merrte pjesë në luftë për çlirimin e Kosovës.

“Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftë në Kosovë”, ishte përgjigjur Dritan Goxhaj në atë kohë

Postimi i plotë:

SIMBOLI I UÇK-SË NUK E KA VENDIN NË PROTESTAT E TIRANËS!

Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Në rastin e njërit nga aktet më të shëmtuara që ndodhi dy ditë më parë, ku një “lavire e maskuar politike” hoqi flamurit hebre në ambasadën e Izraelit në Tiranë, në ditën e 22-të “grupi koordinues i protestës” nxorën faqen e zezë, duke autorizuar Dritan Goxhajn të bëhet zëdhënës i tij.

Sado legjitime të jetë shprehja e pakënaqësive nga ana e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, përzgjedhja e një shpirti mercenar për të qenë zëdhënës i protestës është domethënëse për natyrën e “Shqipërisë së re” që e dëshiron “grupi koordinues i protestave”.

Duke parë manipulimet për “pjesëmarrjen e Goxhajve në luftën çlirimtare të Kosovës”, më është dashur të bëj disa reagime publike në cilësinë e njërit nga 6 përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër mercenarëve dhe matrapazëve të tillë.

[Të interesuarit për përmbajtjen e këtyre shkrimeve mund t’i gjejnë në internet: “Shtatorja e Gjergj Kastriotit dhe Sindromi i Fregolit” (5 shtator 2024); “Logorreja dhe ‘kapsllëku’ i ideve konstruktive!, (11 shtator 2024); “’Llogjika’ serbe e manipulimit me citatet e Moikom Zeqos dhe logorreja allagoxhaj” (21 shtator 2024); “Mercenari Dilaver Goxhaj përhap sajesat e Shërbimit Sekret të Serbisë!” (4 tetor 2024)…]

Për të shmangur përsëritjen e gjërave që kam thënë më parë, në këtë reagim do të kufizohem në abuzimin që i bëhet loges së UÇK–së nga mercenarët e llojit të Goxhajve.

Meqenëse në disa shkrime dhe publikime në rrjetet sociale, matrapazi Dritan Goxhaj prezantohet si “luftëtarë i UÇK-së”, po e publikoj njoftimin që në emër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi (Komandant Plaku) ka bërë për Dritan Goxhajn njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi (Komandant Plaku).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume