Rami Mislimi

“Sheshi Iliria nuk bëhet Marshall Tito”. Tetovarët të premten çohen në këmbë!

Sheshi Iliria nuk bëhet Marshall Tito, sado që dikush mund ta ëndërrojë një gjë të tillë.

Tetovarët do të ngrihen kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Bilall Kasamit që mundësuan rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve, si JNA dhe Marshall Tito. Nëse Bilall Kasami nuk e mbron identitetin dhe dinjitetin e Tetovës, qytetarët do ta bëjnë vetë.

Tetovarët do t’i thonë “BOLL MË!” çdo përpjekjeje për t’i kthyer pas orët e historisë. Nëse Bilall Kasami nuk mund ta mbrojë dinjitetin dhe sakrificën e këtij qyteti, ka ende njerëz që do t’i dalin zot kësaj toke.

Tetova mban gjallë kujtimin dhe gjakun e patriotëve si Rafi Halili.

Të premten, qytetarët do të çohen në këmbë për të mbrojtur identitetin e qytetit të tyre dhe për t’i thënë jo rikthimit të emrave si “Marshall Tito”

Foto: AI

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume