Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë
sot në një takim të nivelit të lartë me DG ENEST dhe ekipin e Kornizës së Investimeve
për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e misionit monitorues të vendit për statusin e
portofolit të WBIF në vend.
Në takimin ku morën pjesë përfaqësues të lartë të ministrive dhe institucioneve, u
diskutua për Listën Indikative të Projekteve në kuadër të Agjendës së Reformave dhe
Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si dhe për projektet që janë në fazën e zbatimit dhe
që financohen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).  
Ministrja Bozhinovska në takim informoi për progresin e aktiviteteve aktuale dhe atyre të
ardhshme, duke theksuar se zbatimi i Agjendës së Reformave është prioriteti më i lartë i
Qeverisë. Ministria, siç theksoi ministrja Bozhinovska, do të vazhdojë me zbatimin e
reformave në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, në bashkëpunim të ngushtë
me institucionet dhe faktorët ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, ministrja Bozhinovska prezantoi edhe sfidat lidhur me realizimin e
projekteve, duke treguar gjithashtu mënyra konkrete se si ato mund të tejkalohen.
Në kuadër të Misionit të Monitorimit do të mbahen një sërë takimesh, ndërsa është
paraparë edhe një vizitë në terren lidhur me projektin për ndërtimin e një impianti
pastrimi për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkup.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale vazhdon edhe më tej të punojë
në mënyrë aktive dhe sistematike për harmonizimin me legjislacionin evropian, me
synimin e ndërtimit të një sistemi energjetik të sigurt, modern dhe të drejtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume