Ekipi U15 i Istigballsport sot nis garat në turneun ndërkombëtar Vllaznimi Cup Durrës 2026, një nga aktivitetet më të rëndësishme të futbollit për grupmoshat në Shqipëri. Sipas shortit, Istigballsport bën pjesë në Grupin A, së bashku me Renova A, FBA, Astiri A dhe Shkumbini informon Tetovasot.

Sfida e parë për skuadrën do të jetë pikërisht ndaj Shkumbinit, ndërsa ekipin do ta udhëheqin trajnerët Habil Livoreka dhe Hakan Mustafa, me synimin për një paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive.
Koordinatori Habil Livoreka u shpreh optimist para nisjes së turneut:
“Për ne është një kënaqësi që marrim pjesë në një turne me karakter ndërkombëtar. Kemi punuar seriozisht me këta futbollistë dhe besoj se do të paraqiten me disiplinë, karakter dhe cilësi. Mbi të gjitha, synojmë që fëmijët të fitojnë përvojë të vlefshme dhe të përfaqësojnë sa më mirë klubin tonë.”
Istigballsport do të kërkojë ta nisë me fitore rrugëtimin në Durrës, në një turne ku marrin pjesë skuadra të njohura nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume