Katër skuadra nga Tetova janë më pjesë në turneun ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja **”Vllaznimi Cup”**, i cili po zhvillohet në qytetin e Durrësit. Ky turne tashmë është kthyer në një traditë dhe mbledh çdo vit skuadra cilësore nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
Shkolla e Sportit do të jetë pjesëmarrëse për të pestin edicion radhazi, duke vazhduar traditën e saj në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.
Ndërkohë, për herë të parë në “Vllaznimi Cup” do të marrin pjesë edhe tre akademi të tjera nga Tetova:
* **Golf Academy**, e udhëhequr nga trajnerët Rahim Memeti dhe Shëndrit Zaimi;
* **Renova**, me trajnerët Ismail Ismaili dhe Halim Hodai;
* **Drita** nga Bogovina, nën drejtimin e trajnerit Ljupço Perinski, me Ardijanin si ndihmës.
Në këtë turne do të garojnë kategori të ndryshme të grupmoshave, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre dhe të fitojnë përvojë përballë skuadrave të forta nga rajoni.
Pjesëmarrja e katër skuadrave tetovare në këtë turne është një dëshmi e punës së vazhdueshme që po bëhet me talentët e rinj dhe një mundësi e mirë për promovimin e futbollit të qytetit të Tetovës në arenën e futbollit.
Skuadrat si Sportishkollor Istikball dhe Renova sot regjistruan fitoret e tyre në raundin e parë shpresojmë në fitore edhe për skuadrat tjera.
Shruan Buran Musliu Sporti Sot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume