Protestuesit e mbledhur në Sheshin “Iliria” kanë nisur marshimin drejt objektit të Komunës së Tetovës, ku pritet të vazhdojë protesta kundër ndryshimeve të emërtimeve nga Gjykata Kushtetuese dhe lejimit dhe heshtjes nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Me pankarta dhe mesazhe, qytetarët po shprehin kundërshtimin ndaj vendimeve për ndryshimin e disa emrave të rrugëve, duke kërkuar respektimin e historisë dhe identitetit shqiptar në emërtimet publike, raporton TS.

Në rrugët përreth Komunës së Tetovës është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, ndërsa protestuesit po vazhdojnë marshimin drejt destinacionit të tyre.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume