Gjatë protestës së mbajtur sot në Tetovë, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe parullave të ndryshme, duke kritikuar vendimet lidhur me ndryshimet e emërtimeve të rrugëve në qytet.

Nga turma janë dëgjuar edhe thirrje drejtuar zyrtarëve lokalë, përfshirë “Bilall Hajduti” , si shprehje e pakënaqësisë së protestuesve ndaj qëndrimeve dhe vendimeve të tyre për rikthimin e emërtimit të rrugëve, raporton TS.

Protesta vijoi para objektit të Komunës së Tetovës, ku qytetarët kërkuan që të rishikohen vendimet për emrat e rrugëve dhe të respektohen emërtimet që, sipas tyre, lidhen me identitetin dhe historinë shqiptare të qytetit.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume