Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani kanë nënshkruar një kornizë trepalëshe marrëveshjeje pas raundit të pestë të bisedimeve diplomatike.

Bisedimet përfshinë diskutime mbi një propozim të mbështetur nga SHBA-ja, sipas të cilit forcat izraelite do t’ia dorëzonin një pjesë të territorit që aktualisht e mbajnë nën kontroll ushtrisë libaneze, raporton AlJazeera

Para nisjes së bisedimeve, Libani kërkonte tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga territori i tij. Ndërkaq, për Izraelin, pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte se çdo tërheqje duhet të kushtëzohet me çarmatimin e plotë të Hezbollahut dhe me garancinë se grupi nuk do të rivendosë praninë e tij ushtarake përgjatë kufirit.

“Ky është fillimi i fillimit,” tha Rubio gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

“Ka shumë punë përpara. Sot është hapi i parë, dhe hapi i parë ndonjëherë është më i vështiri.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume