Istigball Sport ka arritur fitoren e tretë radhazi në ndeshjet e zhvilluara në Durrës, duke vazhduar formën e mirë në këtë seri takimesh informon Tetovasot.
Protagonist i ndeshjes ishte Leard Salihi, i cili shënoi dy gola dhe e çoi numrin total të golave në 9 deri tani, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më në formë të skuadrës poashtu në superformë. Një gol tjetër u realizua nga Omer Ramadani, duke vulosur rezultatin pozitiv për ekipin.
Pas ndeshjes, për ecurinë e skuadrës kanë folur drejtuesi Habil Livoreka dhe trajneri Hakan Mustafa, të cilët vlerësuan paraqitjen e ekipit dhe disiplinën taktike, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në këtë formë pozitive.
Istigball Sport po e mbyll serinë e ndeshjeve në Durrës me një bilanc shumë të mirë, ndërsa skuadra pritet të vazhdojë përgatitjet për sfidat e radhës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume