Ministria e Punëve të Jashtme e Kuvajtit ka dënuar ato që i quajti sulme iraniane “të përsëritura dhe të rënda” të dielën, duke i cilësuar si një “shkelje flagrante” të sovranitetit të Kuvajtit dhe si një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”, që rrezikojnë të pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve në rajon, raporton CNN.

Vendi “ruan të drejtën e plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e tij, për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e tij, si dhe për të mbrojtur popullin dhe banorët në territorin e tij”, shtoi ministria në një deklaratë të publikuar të dielën.

Ushtria kuvajtiane tha se ka interceptuar dy raketa balistike, pa shkaktuar dëme apo viktima.

Zyra e BE’së me një analizë për Rusinë: Çmimet e larta të naftës për shkak të konfliktit me Iranin s’e shpëtojnë ekonominë e tyre

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume