Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se emërtimi i rrugëve me emrat e figurave shqiptare në Çair dhe në Qytetin e Shkupit ishte rezultat i një vendimi të Qeverisë së udhëhequr me pjesëmarrjen e BDI-së në vitin 2021, duke theksuar se ai ka qenë pjesë e këtij procesi.

“Emërtimi i rrugëve me emrat e figurave shqiptare në Çair dhe në Qytetin e Shkupit ishte rezultat i një vendimi të Qeverisë së BDI-së në vitin 2021, në të cilën pata nderin të jem pjesë.

E them këtë sepse e njoh nga afër të gjithë procesin. Madje, e kujtoj shumë mirë se jo të gjithë deputetët e BDI-së në atë kohë ishin të interesuar, të përfshirë apo ndihmuan në këtë proces.

Prandaj, është me rëndësi që qytetarët ta dinë të vërtetën: emërtimi i rrugëve me emra shqiptarë në Çair dhe në Shkup ishte rezultat i një vendimi të Qeverisë së BDI-së”, ka shkruar Osmani.