“Rilindim përsëri, e përsëri”, Limani: Kur u largova nga BDI dikush mendoj se vdiqa, por unë rilinda!
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, sot u pyet nga gazetarët se cili do të jetë pozicioni i tij pas rikonsturimit të Qeverisë, ndërsa u përgjigj duke thënë se nuk është i rëndësishëm pozicioni i tij, por se a krijohen hapësira për të rinjtë.
Limani, deklaroi se kur është larguar nga BDI, dikush ka menduar se ai ka vdekur, por ai në atë moment është rilindur.
Edhe për largimin nga VLEN tha se “rilindim e rilindim përsëri për të krijuar kushte për të rinjtë”.