Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, e ka kujtuar atë me një video të shkëputur nga një intervistë, ku ai fliste për familjen e tij.

Në shtatëmujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka publikuar një dedikim emocionues.

“7 muaj pa ty Shpat, unë dhe Roeli kemi shumë nevojë për ty çdo ditë…”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Selvija vazhdon ta kujtojë bashkëshortin përmes fotografive dhe videove të ndryshme, duke ndarë me publikun momente nga jeta e tyre familjare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume