Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt premiera e filmit shqiptar “Salman”, duke mbledhur një numër të madh qytetarësh dhe dashamirësish të artit filmik.

Filmi, me regji, skenar dhe produksion nga Mentor Nuredini, u prit me interes të madh nga publiku. Në rolet kryesore interpretojnë Mentor Nuredini, Visar Etemi, Blerim Dardhishta, Bejtulla Kerimi dhe Ylber Murtezi, të cilët sollën para publikut një realizim cilësor të kinematografisë shqiptare.

Mbrëmja e filmit e shndërroi edhe një herë Sheshin “Skënderbeu” në një hapësirë ku arti dhe kultura bashkojnë qytetarët, duke dëshmuar interesimin e vazhdueshëm për përmbajtjet kulturore që ofron manifestimi.

Me këtë aktivitet u përmbyll edhe nata e parafundit e “Verës Kulturore të Çairit 2026”, ndërsa sonte, me koncertin madhështor të Labinot Tahirit – 100% LIVE dhe performancën e DJ Electron, do të mbahet nata finale dhe mbyllja solemne e këtij manifestimi kulturor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume