Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, është vetëdorëzuar këtë të martë në polici.

Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj. Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume