Një përplasje brenda VLEN-it tani më është bërë publike në rrjetet sociale dhe në disa media të vendit. Në lidhje me këtë sot është pyetur edhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi i cili nuk mori pjesë në eventin e VLEN-it në 2 vjetorin e llogaridhënies.

Durmishi tha se nuk ka ndonjë përplasje mes dy grupeve, duke thekësuar se së shpejti dy liderët e VLEN-it do të njoftojnë për rikonstrumin e VLEN-it.

Në lidhje me mungesën e tij në eventin e VLEN-it, Durmishi u shpreh se ka pasur disa punë tejra.

Nga ana tjetër në media është përfolur se Besar Durmishi është i dëgjueshëm i Adnan Azizit andaj edhe nuk ka marrë pjesë bashkë me Azizin duke bojkotuar Izet Mexhitin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume