Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, promovoi sot rrugën e rikonstruktuar “Sami Frashëri”, një nga projektet infrastrukturore që synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe jetës së qytetarëve.

Gjatë promovimit, Kasami theksoi se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten një nga prioritetet kryesore të komunës, me fokus krijimin e një qyteti më funksional, më të sigurt dhe më të zhvilluar për të gjithë banorët.

Sipas Kasamit, realizimi i këtij projekti është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e rrjetit rrugor në Tetovë, duke ju ofruar qytetarëve infrastrukturë cilësore dhe standarde më të mira jetese.

Banorët e lagjes kanë mirëpritur përfundimin e punimeve, ndërsa nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume