Pas një trajtimi 10-ditor në repartin e Urologjisë në Spitalin Universitar të Tiranës, një paciente shtetase e Republikës së Shqipërisë, falë besueshmërisë dhe reputacionit të Spitalit Klinik të Tetovës, ka kërkuar që trajtimin e saj të mëtejshëm ta vazhdojë në Spitalit Klinik të Tetovës.

Pacientja u transferua me autoambulancë dhe u prit personalisht nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Spec. Erzen Elezi, i cili urdhëroi menjëherë kryerjen e të gjitha ekzaminimeve dhe procedurave të nevojshme mjekësore.

Pas vlerësimit të gjendjes së pacientes, u vendos që në orët e hershme të mëngjesit të realizohej intervenimi kirurgjikal, i cili u krye me sukses nga Dr. Spec. Florin Dehari dhe Dr. Spec. Erzen Elezi.

Ky rast dëshmon edhe një herë profesionalizmin, përkushtimin dhe besimin që pacientët nga vendi dhe rajoni kanë ndaj Spitalit Klinik të Tetovës.

VIDEO

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume