Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti kampionen Rudina Aliu, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë, të mbajtur në Brazil.
Me këtë rast, Mexhiti përgëzoi Rudinën për arritjen e saj të jashtëzakonshme, duke theksuar se sukseset e sportistëve tanë janë promovimi më i mirë i Çairit dhe i vendit në arenën ndërkombëtare.
“Çairi vazhdon të nxjerrë kampionë. Çdo medalje e fituar nga sportistët tanë është krenari për të gjithë ne dhe motivim për gjeneratat e reja. Do të vazhdojmë të mbështesim talentet tona, sepse investimi te të rinjtë është investim në të ardhmen,” u shpreh Mexhiti.

