Për shkak të stuhisë së fortë që goditi sot Shkupin, kryetari i Komunës, Orce Gjorgjievski informoi se Shtabi i Krizave i Qytetit të Shkupit, së bashku me shërbimet dhe ndërmarrjet publike, është mobilizuar plotësisht dhe është gati për ndërhyrje të shpejtë në terren, nëse ka dëme, përmbytje ose nevojë për një reagim urgjent.

Sipas tij, Qyteti i Shkupit është në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Qendrore për Menaxhimin e Fatkeqësive, Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Kombëtar të Emergjencave, Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të gjitha institucionet kompetente.

“Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, me një qëllim: mbrojtjen në kohë të qytetarëve dhe parandalimin e pasojave të mëdha. Ekipet e Qytetit të Shkupit do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës dhe do të ndërhyjnë kudo që është e nevojshme. Ne nuk mund ta ndalojmë stuhinë, por mund të parandalojmë dëme të mëdha në mënyrë të organizuar, të përgjegjshme dhe të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Gjorgjievskit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume