Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja. Kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë sistemi i parë i këtij lloji në Ballkan.

Rezultatet nuk ndalen vetëm te modernizimi teknologjik. Në dy vitet e fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa këtë vit pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3,5 milionë, duke konfirmuar se politikat e reja po e forcojnë pozitën e vendit si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja matet me rezultate, jo me retorikë. Çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe të lidhur më mirë me Evropën dhe botën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume