Drejtori i një ndërmarrjeje publike ka denoncuar se është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës në fshatin Çellopek, raporton TetovaSot.

Sipas policisë, Z.A. (53) nga Tetova ka deklaruar se derisa ndodhej në vendin e punës është sulmuar nga personi XH.I. nga Çellopeku.

SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume