Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, janë ndaluar nga policia në Gostivar pasi drejtonin motoçikleta pa patentë shoferi, raporton TetovaSot.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”. Motoçikletat u sekuestruan, ndërsa në prani të prindërve dhe inspektorit për të mitur u zhvillua procedura përkatëse.

Ndaj tyre do të ndërmerren masa sipas ligjit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume