Një fëmijë 11-vjeçar është kafshuar nga një qen me pronar në fshatin Saraqinë, raporton TetovaSot.

Rasti është denoncuar në Stacionin Policor të Grupçinit nga prindi i fëmijës, ndërsa ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së pronarit të qenit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume