Tre persona kanë mebtur të plagosur sot rreth orës 13:30 nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, të plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.

Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për persona të plagosur

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Pllana.

Siç tha Pllana aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Shala.

Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojnë: “Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”. /Telegrafi/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume