BDI-Dega Tetovë sot ka parashtruar kërkesë për qasje të lirë në informata me karakter publik në komunën e Tetovës, ku kërkojnë nga autoritetet lokale korrespodencën e komunikimit mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komunës, në lidhje me emërimet e rrugëve në Tetovë.

“Kërkojmë që Komuna të publikojë të gjithë korrespondencën me Gjykatën Kushtetuese, lidhur me procedurën që përfundoi me shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve dhe sheshit të Tetovës. Vetë Gjykata Kushtetuese konstaton se Komuna e Tetovës, në katër raste brenda 1 viti, nuk e dorëzoi dokumentacionin e plotë të kërkuar. Në tri raste heshti edhe Qeveria. Më skandaloz është fakti se Gjykata i referohet nenit 73 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ky nen përcakton qartë se, nëse Qeveria nuk përgjigjet brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës, pëlqimi konsiderohet i dhënë dhe akti i komunës pranohet siç është propozuar. Pra, sikur Komuna ta kishte dorëzuar provën se kërkesa për pëlqim i ishte dërguar Qeverisë, heshtja e Qeverisë nuk do të ishte pengesë juridike. Por Komuna nuk e dorëzoi këtë dokument as pas kërkesave të përsëritura të Gjykatës”, tha mes tjerash Beja Abdi nga BDI.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume