Egjipti është skuadra e radhës që e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Egjiptianët triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, duke u kualifikuar në këtë fazë për herë të parë në historinë e vendit të tyre.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.

Egjipti e pati epërsinë qysh në minutën e 13-të kur realizoi Ashour, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E në minutat e parë të pjesës së dytë, Australia barazoi kur Hany realizoi autogol në minutën e 55-të.

Më pas, Egjipti i pati disa raste të mira shënimi, por portieri i Australisë, Peach pati disa pritje të mira.

As në vazhdime nuk pati gola, ndonëse Egjipti e pati iniciativën.

E në penallti, Egjipti triumfoi 4:2 duke avancuar tutje.

Në 1/8 e finales, Egjipti do të përballet me fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Cape Verdes

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume