Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i pyetur nga zyrtari policor pse kishte vendosur të hollat në dokumente, i dyshuari ka deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte lënë për “kafe” për policët që po merreshin me kontrollin e dokumenteve.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume