Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 1-0 ndaj Paraguait, rezultat që i siguroi “Gjelave” kualifikimin në çerekfinalen e Botërorit 2026.

Sulmuesi francez theksoi se ndeshja ishte pikërisht ashtu siç e kishin parashikuar dhe vlerësoi karakterin që tregoi skuadra në një sfidë të vështirë.

“E dinim se çfarë ndeshjeje na priste. Besoj se zhvilluam një takim shumë të mirë. Treguam se nuk jemi vetëm një skuadër që di të luajë futboll sulmues. Nëse duhet të luftojmë dhe të ndotim duart, e bëjmë pa asnjë problem. Nuk kemi frikë të sakrifikohemi për rezultatin”, deklaroi Mbappe, përcjell “Gazeta Express”.

Ai shtoi se Franca është e gatshme të përshtatet me çdo lloj ndeshjeje dhe se pikërisht ky mentalitet e bën skuadrën më konkurruese në garën për titullin botëror.

Franca tani do të përballet me Marokun në çerekfinale, ndërsa Mbappe vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i skuadrës së Didier Deschamps.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume