Policia në Veles ka arrestuar R.Sh. (50), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë një 48-vjeçar, raporton Tetovasot. Mjeti është gjetur dhe sekuestruar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.