Policia e Tetovës, më 6 korrik, në kuadër të hetimeve për veprën penale “dhunë”, e raportuar një ditë më parë ku dy persona u plagosën me thikë, kreu bastisje në dy lokacione në pronësi të B.I. (38) nga Tetova.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Citroen” u gjet një pistoletë me leje dhe një karikator në shtëpi, ndërsa në një objekt tjetër në pronësi të tij u zbuluan dy pistoleta pa leje, fletore me evidencë dhe para.
Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale, janë arrestuar Sh.A. (62) dhe E.A. (60) nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.TS