Portali TS mëson se Shqipëria ka futur mbi 60 persona, kryesisht funksionarë të VLEN-it, në listë të zezë.
Siç mësohet jozyrtarisht, disa funksionarë kanë organizuar të rinj nga VLEN-i që të marrin pjesë në protestën e 4 korrikut në Tiranë.

Këshilltarë dhe fëmijë të funksionarëve të VLEN-it janë fotografuar gjatë protestave për rrëzimin e Edi Ramës. Ky organizim nga funksionarët e VLEN-it, sipas informacioneve jozyrtare, ka detyruar shtetin shqiptar që të fusë në listë personat e dyshuar.

Në mesin e emrave janë deputetët Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, sekretari i Qeverisë Murtezani, shefa të policisë të emëruar nga VLEN-i, këshilltarë komunal dhe shumë figura të tjera.

Portali TS do të publikojë të gjithë emrat e personave të shpallur non grata në Shqipëri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume