Arrestohen në Durrës dy anëtarë të grupit “Bellanoca” nga Shkupi, të kërkuar me fletarrest me ndërkombëtar
Bazuar në informacionet e Policisë Maqedonase, në Durrës të Republikës së Shqipërisë është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar, me çpër rast janë privuar nga liria M.Xh. (26 vjeç), i lindur në Shkup, dhe S.N. (34 vjeç), i lindur në Norvegji.
Të dy janë anëtarë të grupit të organizuar kriminal “Bellanoca”, ndaj të cilëve Interpoli ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për veprat penale: “vrasje”, “vrasje në tentativë”, “lëndim i rëndë trupor”, “prodhim, mbajtje dhe tregtim i jashtëligjshëm i armëve ose lëndëve plasëse” dhe “shoqërim kriminal”.
Gjatë arrestimit, personave u janë gjetur dokumente personale të falsifikuara, për të cilat ekziston dyshimi se janë përdorur për t’u larguar nga territori i shtetit tonë dhe për t’i ikur drejtësisë. Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi disamujor mes Policisë Maqedonase, Shërbimit Amerikan të Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe organeve të sigurisë së Republikës së Shqipërisë.