Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka lënë udhëzime në rast se Irani do të kryente një atentat ndaj tij, duke paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj Teheranit.

Në një intervistë për gazetën amerikane “New York Post”, Trump tha se ka qenë prej kohësh në listën e kërcënimeve të Iranit dhe se ka marrë masa paraprake nëse do t’i ndodhë diçka.

“Kam lënë udhëzime — nëse ndodh diçka, që të goditen në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë”, deklaroi Trump, transmeton Sinjali.

Ai pretendoi se Irani ka kërkuar vdekjen e tij prej vitesh, ndërsa shtoi: “Shpresoj se do të më mungoni”.

Deklaratat e presidentit amerikan erdhën pasi gjatë një ceremonie mortore për liderin suprem iranian Ali Khamenei u shfaqën thirrje dhe pankarta kundër Trumpit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume