Tetovë: Protesta kundër rikthimit të emrave të periudhës së ish-Jugosllavisë po vazhdon me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e qytetit, nga turma janë dëgjuar brohoritje të shumta, mes tyre edhe thirrja: “Bilall Serbia!”, e cila është përsëritur nga një pjesë e protestuesve, raporton TS.

Protesta po zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve dhe sheshit të Tetovës, ndërsa pjesëmarrësit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e identitetit dhe historisë shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume