Më 11.07.2026, në orën 18:46, në SPB Tetovë, A.Ç. (38) nga fshati Zherovjan ka kërkuar ndihmë për veten dhe për dy persona të tjerë, N.M. nga fsh. Sllatinë dhe B.A. nga fsh. Gllogjë. Denoncuesi ka njoftuar se me automjet kishin arritur deri në vendin e quajtur “Tri Vodi”, në zonën e fsh. Tearcë, prej nga ishin nisur në këmbë në drejtim të Malit Sharr ku për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm kishin mbetur të bllokuar, ndërsa papritur i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, me dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit janë njoftuar Njësia Policore Tearcë dhe Njësia Territoriale e Zjarrfikësve e vendosur në fsh. Leshkë. N.M. dhe B.A. kanë arritur ta zbresin A.Ç. deri në vendin e quajtur “Baçillo”, ku janë pritur nga ekipi i shpëtimit i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve.
Pas gjetjes, grupi së bashku me ekipin e shpëtimit kanë zbritur në këmbë deri te automjeti i tyre, ndërsa në orën 20:40, te vendi “Tri Vodi”, janë pritur nga nëpunës policorë të Njësisë Policore Tearcë. Personat janë shoqëruar në mënyrë të sigurt deri te rruga rajonale pranë fsh. Leshkë, ku ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Tetova, me ç’rast më 12.07.2026, në orën 00:55, A.Ç. është transportuar me autoambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume