Tensione në Kuvend: Arta Bilalli: Deputetja Arbana Pasholli u sulmua verbalisht nga Ivan Stoilkoviq, pak para emërimit të tij ministër
“Arbana Pasholli sot u sulmua verbalisht nga Zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike të Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM- Ivan Stoilkoviq gjatë pauzës së seancës në të cilën po i njejti pritej të zgjidhet Ministër i vetëqeverisjes lokale!
Është kjo një sjellje e papranueshme, jonormale dhe pa dyshim ofenduese, jo vetëm ndaj Arbanës por ndaj të gjitha nënave, grave, bijave dhe vajzave shqiptare, por jo vetëm, në politikë!
Sulmi dhe sjellja e tij ofenduese ndaj një deputeteje shqiptare, vetëm se na i sjellë në vëmendje qëndrimet e tij të hapura antishqiptare, të trashëguara mbase nga një sërë emrash të shkruar në pjesën më të errët, më antishqiptare dhe më jonjerëzore ndaj Shqiptarëve në të gjitha trojet etnike shqiptare!
Ky person nga Zëvendëskryeministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike të Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM po zgjidhet Ministër i vetëqeverisjes lokale, madje edhe me votat e deputetëve dhe deputeteve shqiptare të Vlen-it. Kjo Qeveri, për më tepër, ka edhe kumbarë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut!” ka shkruar Arta Bilalli Zendeli