Një 41-vjeçar ka mbetur rëndë i lënduar në një aksident trafiku në bulevardin “Aradhet Partizane”.
Tetovasot raporton se motoçikleta “Honda” u përplas me një “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës. Motoçiklisti është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.