Ushtria iraniane njoftoi sot se shtatë ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm raketor amerikan ndaj një kazerme ushtarake në juglindje të Iranit, transmeton Anadolu.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi se ushtria amerikane lëshoi 13 raketa në një zonë banimi dhe objekt akomodimi të një prej kazermave të forcave tokësore të ushtrisë iraniane në qytetin Bampur, në provincën Sistan dhe Baluçestan.

Ushtria iraniane tha se 7 anëtarë të Brigadës 388 u vranë në sulm ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Më herët të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në ditët në vijim, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të fillojë të synojë termocentralet dhe urat e vendit javën e ardhshme nëse Teherani nuk kthehet në tryezën e bisedimeve.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që synon t’i japë fund konfliktit dhe të arrijë marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume