Qeveria, në mbledhjen e sotme, solli Vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës për shkak të mundësisë për çrregullime në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.
Me vendimin e miratuar, afati i vlefshmërisë së gjendjes së krizës zgjatet nga 21 korriku deri më 20 tetor, me çka mundësohet vazhdimësia e veprimit institucional dhe ndërmarrjen në kohë të masave në rast se paraqiten çrregullime në furnizim ose goditje të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe derivateve të saj.
Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë në dispozicion një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me synim ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet e mundshme të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë.
Qeveria do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet në tregun e vendit dhe atij ndërkombëtar të energjisë dhe nëse rrethanat e kërkojnë, do të vazhdojë të miratojë masa të përshtatshme dhe në kohë, në interes të furnizimit të sigurt, stabil dhe të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës.
Pas harmonizimit të vendimit në kuadër të procedurave qeveritare, ai do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.