Tetovasot mëson se një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Tetovë, ku një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar mobiliet në shtëpinë familjare.
Sipas policisë, O.S. është arrestuar më 19 korrik rreth orës 10:30. Pas ndalimit, ai i është nënshtruar alkotestit, i cili ka treguar se kishte plot 3.22 promilë alkool në gjak.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume